“Koka” e nartkotrafikut/ Një tjetër shqiptar ekstradohet nga Dubai në Itali

“Koka” e nartkotrafikut/ Një tjetër shqiptar ekstradohet nga Dubai në Itali

Një tjetër shqiptar është ekstraduar ditësn e sotme nga Dubai në drejtim të Italisë. Mediat italiane raportojnë se një 44-vjeçar shqiptar i akuzuar nga drejtësia italiane si drejtues i një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës, është ekstraduar nga Dubai drejt Italisë. Ai është zbarkuar me pranga në aeroportin Fiumicino të Romës nga agjentët e Interpol-it të cilët udhëtuan në Emiratet e Bashkuara Arabe për ta marrë në dorëzim. Operacioni është koduar “Tornado” dhe bazohet në një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Breshias në kuadër të një hetimi të Guardia di Finanza. Sipas autoriteteve, shqiptari dyshohet si një nga drejtuesit kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Përmes bashkëpunimit të Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar të Drejtorisë...