Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
UNESCO pr/vendim për shpalljen e liqenit të Ohrit pasuri në rrezik, Zhupa:Një regres në mbrojtjen e…
Nga Julia Vrapi Liqeni i Ohrit pjesa shqiptare është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s që nga korriku i vitit 2019, por rekomandimet që janë lënë për të mbrojtur këtë pasuri botërore nuk janë zbatuar nga institucionet, ku problem janë dhe planet ndërtimore. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi një ditë më parë se liqeni i Ohrit do të inskriptohet në listën e trashëgimisë botërore në rrezik. Zhupa deputete e PD dhe kryetare e komisionit përgjegjës për kulturën vë në dukje se kjo që po ndodh me liqenin e Ohrit është një regres në mbrojtje të pasurive trashëgimi botërore. “Fatkeqësisht ajo që kishim parashikuar ndodhi. Është nga ato rastet kur nuk do doje të kishe të drejtë por askush nuk i vuri veshin vendimeve...