Përgjimi: Oficeri i policisë, Edison Pemaj dhe borxhliu që shantazhoi, ishin në pazar për drogën

Përgjimi: Oficeri i policisë, Edison Pemaj dhe borxhliu që shantazhoi, ishin në pazar për drogën

Në dosjen hetimore janë zbardhur bisedat mes efektivit të policisë Edison Pemaj i arrestuar ditën e sotme nga Prokuroria e Elbasanit nën dyshimet për akuzën e gjobëvënies dhe shtetasit nga Kosova të cilin e ka shantazhuar në këmbim të shumave të parave që pretendonte se i kishte dhënë hua. Provat më të forta kundër tij janë bisedat e përgjuara me lejen e Prokurorisë mes tij dhe kallëzuesit nga Kosova si dhe disa automjete të bllokuara, të cilat borxhliu ja linte peng derisa i paguante kamatat. Por nga bisedat, vërehet se këta dy persona kanë diskutuar dhe për tregti të lëndëve narkotike, ku shtetasi nga Kosova me iniciale B.S që në përgjime është identifikuar thjesht B, i ka kërkuarEdison Pemës, me iniciale E, që t’i sigurojë 17 kg drogë e...