“Nëse e sheh Ramën në zonën tënde, frikësohu”, Saraçi godet fort qeverinë: Kryeministri vepron si organizatë kriminale

“Nëse e sheh Ramën në zonën tënde, frikësohu”, Saraçi godet fort qeverinë: Kryeministri vepron si organizatë kriminale

I ftuar në  një emision televiziv, Romir Saraçi, komentoi mbi protestën e banorëve të Thethit kundër shembjes së bujtinave. Saraçi e quajti këtë veprim “tradhti ndaj qytetarëve dhe popullit”, duke theksuar se pas premtimeve elektorale për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, qeveria veproi si “organizatë kriminale” për të grabitur pronat e tyre. Gjithashtu shtoi se kjo nuk është rastësi, por një projekt i planifikuar, dhe paralajmëroi me ironi qytetarët që të shqetësohen sa herë kryeministri viziton zonat e tyre. “Unë e kam cilësuar tradhti ndaj qytetarëve dhe ndaj popullit, sepse jemi përballë faktit, nuk jemi përballë një ndryshimi të planit gjatë rrugës. Përballë atyre banorëve që sot shtriheshin për të mbrojtur pronat e tyre, iu ka premtuar që do t’ju falë gjobat për...