Burimi: 
								Syri.net
								
							 
                                
                                    Foto © Syri.net                                
                            PE miraton Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët bullgarë kundërshtojnë ashpër
                            Parlamenti Evropian, me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024. Pas një amendamenti të paraqitur nga tre grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane, Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve dhe Reneë Europe, u hoqën nga raporti të gjitha referencat për ‘identitet kombëtar maqedonas’ dhe ‘gjuhë maqedonase’. Këto referenca ishin pjesë e draftit të raportit që ishte miratuar më 24 qershor nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, pavarësisht kundërshtimeve të forta të eurodeputetëve bullgarë, të cilët argumentuan se çështjet e identitetit kombëtar dhe të gjuhës nuk kanë vend në një raport mbi progresin e një vendi kandidat për anëtarësim, pasi shkaktojnë përçarje. Kryeministri i...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   