Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Peticioni kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër – për të cilat gur themeli u vendos në fillim të korrikut në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti – është nënshkruar nga 3.628 qytetarë, njoftoi të mërkurën Lista Serbe. Sipas Qeverisë së Kosovës, ndërtimi i këtyre urave ka për qëllim t’i lidhë Mitrovicën e Veriut – me shumicë serbe – me Mitrovicën e Jugut, ku jeton shumica shqiptare. Për ndërtimin e dy urave – një për këmbësorë dhe tjetri për komunikacion – Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth tre milionë euro, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në vjeshtë. Megjithatë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, nisi të hënën nënshkrimin e peticionit, dhe të...