Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Kur sëmundjes nuk i japim si terapi ilaçin, por betonin
Kur sëmundjes nuk i japim si terapi ilaçin, por betonin Nga Lutfi Dervishi Një kopsht Eden sa 23 aparate EMCO që të shpëtojnë jetën nga kolapsi i zemrës dhe mushkërive. Po ky kopsht? Sa tre aparatura PET-CT që zbulojnë tumorin dhe kancerin në fazë qelizore! Këto dy pajisje nuk mungojnë; ato nuk kanë ekzistuar kurrë në QSUNT! Po, po, në atë që quhet me plot zë “Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza”. Edhe “qendër”, edhe “universitare”, edhe “Nënë Tereza”? Të gjitha përtypen. Por abuzimi me emrin e Nënë Terezës nuk përtypet. Nuk falet. Nuk harrohet! Të mos kesh PET-CT në vitin 2025, të mos kesh EMCO kur spitalet moderne i quajnë pajisje standarde, nuk është mungesë është tallje me jetën! Është tallje me pacientët. Është tallje...