Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të vërtetat e fshehura të Babales”, Lala ngre alarmin: Nëse do kishte hetim serioz, do kishim emra të tjerë të dënuar
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv u shpreh se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji. Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu. Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge. “Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave. Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e...