150 mln euro në tavolinë, Barcelona tundohet për të shitur yllin e sulmit

150 mln euro në tavolinë, Barcelona tundohet për të shitur yllin e sulmit

17 Qershor 2025 16:40 Telesport Befasi në merkato! Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke ofruar 150 mln euro për një yll të katalanasve. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Raphinha, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në Camp Nou. Raphinha luajti 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, duke shënuar 34 gola dhe duke dhënë 25 asiste. Ai është sot një nga 5 lojtarët më në formë të momentit. Barcelona po tundohet. 150 mln euro nuk refuzohen lehtë.
Burimi: Telesport.al