“15 u shpëtuan, vetëm shqiptari u zhduk” / Misteri në Detin e Zi, MEPJ zbulon dyshimet pas sulmit me dron
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për rastin e shtetasit shqiptar Erkan Nika, 28-vjeçarit që rezulton i zhdukur pas sulmit me dron ndaj anijes M/V AROYAT pranë Novorossiysk-ut, në Detin e Zi. MEPJ nëpërmjet zëdhënësit të saj bëri të ditur për Top Channel, se “rasti po ndiqet me prioritet të lartë në bashkërendim të ngushtë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në Moskë, Ankara dhe Stamboll.” Ministria sqaron se që nga momenti kur janë vënë në dijeni të rastit, strukturat konsullore shqiptare dhe diplomatike në disa vende, janë angazhuar për sigurimin e informacionit zyrtar dhe koordinimin me autoritetet përkatëse. Familjarët e Erkan Nikës, të cilët jetojnë në Stamboll, iu drejtuan Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë më 28 shtator 2026....
Burimi:
javanews.al