15 mln euro bonus, Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës!

15 mln euro bonus, Bayern realizon transferimin e parë në merkaton e verës!

20 Maj 2025 17:06 Telesport Bayern e ka gati transferimin e parë të merkatos së verës. Madje, mund të zyrtarizohet para Kampionatit Botëror të klubeve. Gazetari i Sky, Florian Plettenberg, raporton se Jonathan Tah ka pranuar ofertën e klubit bavarez dhe firma e tij është çështje ditësh. Mbrojtësi i Bayer Leverkusen është në fund kontrate te Bayer Leverkusen dhe do të firmosë për 4 vite në Mynih. Paga e tij neto do të jetë rreth 7 mln euro në vit, ndërkohë që bonusi i transferimit si lojtar me parametra zero do të jetë 15 mln euro.
Burimi: Telesport.al