Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
15 milionë euro për një fasadë që bie! Pamje tronditëse, rrëzohen pllakat e Piramidës së Tiranës
Gazetarja Beti Njuma ka ndarë në rrjetet sociale pamje të Piramidës së Tiranës ku duket se i kanë rënë pllakat. Njuma shprehet se Bashkia e Tiranës ka paguar 15 milionë euro ose 1.73 miliard Lekë për “Rijetëzimin” e Piramidës së Tiranës. Ajo shkruan më tej se megjithëse e rikonstruktuar me shifra astronomike, Piramidës iu shkul mermeri i shtrenjtë dhe iu vendosën pllaka majolike. Sipas saj, sot këto pllaka po rrëzohen bashkë më “fasadë e një abuzimi monumental ku miliona euro nuk mjaftojnë për të bërë një rikonstruksion dinjitoz.”