Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Salianji u dënua padrejtësisht”, gazetari i njohur ‘shpërthen’ ashpër: Veliaj është mishërimi i korrupsionit në Tiranë
I ftuar në një intervistë për një emision televiziv, gazetari Bledian Koka foli në lidhje me lirimin e Ervin Salianjit dhe e ka krahasuar këtë ngjarje me burgosjen e Erion Veliajt. Ai theksoi se bëhet fjalë për dy ngjarje që ndodhën në të njëjtën ditë, por që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.Koka e cilësoi burgosjen e Salianjit si një padrejtësi të rëndë të sistemit të drejtësisë, ndërsa për Veliajn u shpreh se ai është mishërimi i korrupsionit në bashkinë e Tiranës, një figurë që ka kontribuar në shkatërrimin ekonomik të kryeqytetit.“Jemi duke folur për dy ngjarje që kanë ndodhur në të njëjtën ditë, por janë dy ngjarje që s’kanë asnjë lloj lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk takohen askund. Nga njëra anë po flasim për...