Erion Veliaj kërkon lirinë! Gjykata e Lartë vendos sot për fatin e kryebashkiakut

Erion Veliaj kërkon lirinë! Gjykata e Lartë vendos sot për fatin e kryebashkiakut

Erion Veliaj TIRANË-Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Për fatin e Veliajt do të vendosë trupa gjykuese e përbërë nga Medi Bici dhe Sokol Binaj, ndërsa relatore e çështjes është caktuar Albana Boksi. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë se cilat argumenta janë në përputhje me ligjin, ato të Veliajt, apo ato të përfaqësuesëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në ambientet e paraburgimit të burgut të Durrësit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Kryebashkiaku ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë, duke ia lënë në vlerësim gjykatës, por...