Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Kosova në udhëkryq politik, Albulena Haxhiu paralajmëron tërheqjen nga gara për kryetare pas 43 dështimeve
                            Dje u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare  përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata,...