Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“PD me pushime, po merr rreze dielli! Rama do të shpallë në gusht zgjedhjet për Tiranën”
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij tre kryebashkiakët e rinj të Beratit, Burrelit e Tepelenës do të zgjidhen para shtatorit, pasi drejtuesit e tyre braktisën postin duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sula po ashtu kritikoi demokratët, që sipas tij janë duke shijuar pushimet dhe drekat e darkat, në një kohë kur mazhoranca në pushtet po përgatitet për këtë proces zgjedhor. “Ti ke tre bashki që do jenë në zgjedhje të parakohshme të pjesshme. Berat, Burrel dhe Tepelenë. Opozita do jetë me pushime. Opozita ka që më 11 maj flet vetëm Berisha dhe nja dy kokrra të tjerë. Të tjerët flenë gjumë, ikin...