Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Barcelona rinovon kapitenin, publikohet vendimi për transferimin surprizë
                            Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin me Sheznin. Portieri polak ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2027. Shezni ishte transferimi surprizë i katalanasve në sezonin  e kaluar. Portieri Ter Shtegen u dëmtua dhe Barça i mbushi mendjen Sheznit për të vazhduar. Jo vetëm kaq, pasi 35-vjeçarit i është kthyer dëshira për të vazhduar edhe më tej. Në anën tjetër, Ter Shtegen duket gjithmonë e më larg kampionëve të Spanjës. Transferimi i Joan Garsias dhe më pas rinovimi me Sheznin, tregojnë se për portierin gjerman nuk do të ketë hapësira.