“Gjykata veproi drejt”, Gjokutaj: Hetimi për Malltezin po bie si domino, s’ka prova vetëm fabul politike

“Gjykata veproi drejt”, Gjokutaj: Hetimi për Malltezin po bie si domino, s’ka prova vetëm fabul politike

I ftuar në një emision televiziv, avokati Genc Gjokutaj foli në lidhje me vendimin e Gjykatës për Jamarbër Malltezin. Gjokutaj theksoi se rreziku i arratisjes nuk është provuar për asnjë nga të përfshirët në këtë proces, përfshirë Malltezin dhe Sali Berishën. Gjokutaj gjithashtu vlerësoi se gjykata ka vepruar drejt në lidhje me respektimin e lirisë personale dhe sqaroi se garancia pasurore prej 3 milionë lekësh, e vendosur si masë sigurie, do të mbetet e ngrirë deri në përfundim të çështjes. Ai shtoi se mosplotësimi i kësaj kërkese do të sjellë rikthimin e arrestit shtëpiak, ndërsa vuri në dukje se hetimi i SPAK-ut është kthyer në një “boomerang”, pasi sipas tij, provat e paraqitura janë duke u rrëzuar. “Rreziku i ikjes as për Jamarbërin, as për zotin...