Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese

Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese

Sipas një studimi të realizuar nga Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health në Baltimore, një çrregullim i veçantë siç është humbja e dëgjimit, mund të përbëjë një sinjal paralajmërues për demencën. Studiuesit kanë zbuluar se në 32% të rasteve, humbja e dëgjimit e konfirmuar përmes testimeve audiometrike lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës. Demenca prek mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën dhe, si me të gjitha sëmundjet neurodegjenerative, diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të garantuar një cilësi më të mirë të jetës dhe për të mundësuar ndërhyrje më efektive. Lidhja mes dëgjimit dhe trurit Sipas doktor Jason Smith, autor kryesor i studimit, “Trajtimi i humbjes së dëgjimit mund të vonojë ose madje të parandalojë një përqindje të...