“Në Vlorë PD s’ka pasur kurrë shans”/ Rama për Deromemajn në Kadastrën e Vlorës: Demokratët po vijnë…

“Në Vlorë PD s’ka pasur kurrë shans”/ Rama për Deromemajn në Kadastrën e Vlorës: Demokratët po vijnë…

Rama mbajti dhe një bashkëbisedim me gazetarët e Vlorës, ku ndër të tjera u pyet edhe për emërimin në krye të Kadastrës së Vlorës, të ish-kreut të PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj. Rama tha se ka patur afrime edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së së Vlorës, ndërkohë që dëshiron të jenë edhe më të shumtë. Kryeministri Edi Rama: E dyta është përsa i përket goditjes së Partisë Demokratike. Nuk e kuptoj pyetjen fare se që ne të godasim Partinë Demokratike është pjesë e përshkrimit të punës që kemi, pra nuk është se po godasim një të moshuar apo ndonjë të pambrojtur në rrugë. Godasim një kundërshtar. Po në këtë rast, nuk është se ne kemi goditur, se nga goditja zakonisht njerëzit largohen, nuk afrohen....