Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Inaugurohet konsullata greke në Korçë, Hasani: Greqia partner i rëndësishëm i Shqipërisë! Ministri grek: Prezenca jote Igli ka ndihmuar në përparimin e dy vendeve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ditën e sotme ka marrë pjesë në inaugurimin e konsullatës greke në qytetin e Korçës. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, si dhe eurodeputeti grek Fredi Beleri. Ministri Hasani në fjalën e tij theksoi se Greqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Hasani gjithashtu tha se mbështetja e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE është kryesore. Ministri Hasani: Është kënaqësi që inaugurojmë një ndërtesë të re për konsullatën greke në qytetin me rrënjë europiane. Përcjell gatishmërinë tonë për marrëdhënie me respekt, vlera eurpoane dhe miqësi shekullore. Greqia ka qenë e mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo frymë e re materializohet në projekte...