Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
240 mijë $ shpenzime me kartën e Shatkut, Kryemadhi: Isha në Beverly Hills e Las Vegas me Bebe Rexhën dhe 3 fëmijët! Më vjen keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon…
Pas akuzave të SPAK se Monika Kryemadhi ka harxhuar 245 mijë dollarë në Beverly Hills e Las Vegas për veshje, hotele e bileta avioni, deputetja e Partisë së Lirisë mohon të ketë shpenzuar këtë shumë. Ndërsa u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Kryemadhi pranoi se ka qenë në Beverly Hills e Las Vegas bashkë me kushëririn e saj, Ardian Shatku, këngëtaren Bebe Rexha dhe mikeshat e saj, për 10-vjetorin e datëlindjes së vajzës. “Kam qenë edhe në Beverly Hills, kam qenë edhe në Santa Monika, kam qenë edhe në Las Vegas. Kam qenë në Los Anxhelos, kam qenë me kushëririn tim Adrian Shatku, me tre fëmijët e mi, me kushërirën time Bebe Rexha. Kemi qenë për dhjetëvjetorin e vajzës time. Kanë qenë...