1 milion euro për një show me “autotune”? Charli XCX nxit reagime të forta pas Glastonbury-t

1 milion euro për një show me “autotune”? Charli XCX nxit reagime të forta pas Glastonbury-t

Charli XCX ndezi skenën e Glastonbury-t, por bashkë me të edhe debatet në rrjet: këngëtarja 31-vjeçare u pagua plot 900,000 paund (afro 1 milion euro) për performancën e saj në “The Other Stage”, një nga skenat më të mëdha të festivalit, ndërkohë që shumë fansa dolën të zhgënjyer. Shumë prej të pranishmëve e quajtën performancën e saj “një zhgënjim total”, duke kritikuar përdorimin e tepruar të autotune-it dhe koreografinë, të cilën disa e cilësuan si “vallëzim të tmerrshëm”. Por pavarësisht polemikave, Charli tërhoqi një turmë aq të madhe, sa organizatorët u detyruan të mbyllnin përkohësisht skenën për arsye sigurie, një fakt që vetëm sa theksoi ndikimin dhe fuqinë e saj si emër i madh në muzikën pop. Sipas burimeve për DailyMail, pagesa marramendëse e Charli-t...