Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Organizatorja e ‘Giro d’Italia’ letër falenderimi Policisë: Konsideratë për strukturat, rezultat në sigurinë e garës
RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe “Giro d’Italia”, i ka dërguar një letër falenderimi Policisë shqiptare për garantimin e suksesshëm të mbarëvajtjes së tri etapave të kësaj gare, të cilat u zhvilluan më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025. Në letrën falenderuese që mban firmën e drejtorit të Çiklizmit, Mauro Vegni theksohet se shërbimi i policisë dhe garantimi i sigurisë tregoi aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave policore shqiptare. Përmendet mes të tjerash edhe fakti se siguria është vlerësuar edhe nga mediat sportive dhe organizmat më të lartë të çiklizmit ndërkombëtar, apo institucione të tjera. “Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar. Shërbimi i...