Urgjencat mbushen plot nga vapa, qindra persona paraqiten në QSUT me probleme nga i nxehti

Urgjencat mbushen plot nga vapa, qindra persona paraqiten në QSUT me probleme nga i nxehti

I nxehti i këtyre ditëve që ka prekur të gjithë Europën si dhe vendin tonë është shoqëruar me rritjen e numrit të qytetarëve të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe që i janë drejtuar për ndihmë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Gjendje të fikti apo probleme me luhatjet e tensionit e kanë mbushur urgjencën këto ditë. “Jemi 300–350 raste në ditë, është rritur fluksi këto ditë”, tha mjekja e urgjencës Anduela Çuko. Meteorologët parashikojnë që kjo valë të nxehti do të na shoqërojë gjatë gjithë muajit korrik ndaj mjekja këshillon të shtohet kujdesi sidomos tek personat që kanë sëmundje kronike apo kanë kaluar më parë episode si hemorragji cerebrale, kanë probleme kardiake si dhe të konsumojmë sa më shumë ujë. “Mos të dalin...