“Aksion ndërgjegjësimi për një Vlorë më të pastër”, Dredha: Nuk ka më kthim pas!

“Aksion ndërgjegjësimi për një Vlorë më të pastër”, Dredha: Nuk ka më kthim pas!

Prej dy ditësh, task-forca e ngritur nga Bashkia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytet. Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit janë larguar të gjitha mjetet që kishin zënë hapësira të paautorizuara në zona të ndryshme të qytetit. Ndërkohë, aksioni është intensifikuar në orët e para të ditës së diel, me fokus të veçantë në pastrimin e zonave të gjelbra dhe hapësirave të brendshme urbane, përfshirë edhe Pyllin e Sodës, një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Vlorës. Në këtë nismë janë përfshirë të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë, ndërsa punimet janë ndjekur nga afër edhe nga deputeti dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. “Mjedisi është diçka...