Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%. Në anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë, teksa asnjë politikë nuk po arrin ta ndalë zbrazjen...