Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Bashkitë si komitetet e diktaturës”, avokati Cakrani shpërthen ndaj Ramës: E ka kthyer pushtetin vendor në leckë
                            Avokati Kujtim Cakrani ka sulmuar kryeministri Edi Rama në  një studio televizive në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës. Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri. “Rama sot është Ajatollahu i Shqipërisë sepse kontrollon të gjitha pushtetet. Është i plotfuqishëm. Nuk është hera e parë që ndërhyn në bashkinë e Vlorës. Bashkitë janë kthyer si komitete ekzekutive në kohën e diktaturës. Dhe mesa duket nuk ka asnjë ndryshim, pasi vendos vetëm lideri. Ne bëjmë zgjedhje për pushtetin vendor dhe prandaj është ligji i vetëqeverisjes. Ai e përcakton qartë mënyrën e vetëqeverisjes. Nuk ka asnjë mundësi që kryeministri të merret me një...