Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

Shkeli perimetrin e sigurisë në Sarandë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

Shkeli perimetrin e sigurisë duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh, bllokohet skafi nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Sarandë. Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues. Aksioni erdhi menjëherë pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. ‘Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c ‘Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara’, të ligjit...