Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Cili ishte amaneti i fundit i Kadaresë? Botuesi Bujar Hudhri rrëfen shqetësimin e vazhdueshëm të shkrimtarit
                            Në një rrëfim prekës në emisionin Kjo javë në News 24, botuesi Bujar Hudhri foli për amanetin e fundit të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Sipas tij, Kadare kishte në zemër progresin e popullit shqiptar, dashurinë për gjuhën shqipe dhe një shqetësim të vazhdueshëm për fatet e kombit. Këto ndjenja janë mishëruar në veprën “Mosmarrëveshja”, që Hudhri e cilëson si një udhërrëfyes për politikën e jashtme shqiptare. Ai tha se Kadare e deshi atdheun deri në fund dhe ia la si amanet brezave të ardhshëm. Bujar Hudhri, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare: Amaneti i tij ishte progresi i popullit shqiptar, dashuria për gjuhën shqipe, shqetësimi i madh për kombin shqiptar, që e ka tek “Mosmarrëveshja”. Ky libër mund të ishte material për Ministrinë e Jashtme...