Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dëme të mëdha nga përmbytjet në ishujt grekë, autoritetet në alarm
Pamjet me dron të publikuara nga media të huaja tregojnë shkatërrimin masiv në ishujt e Greqisë pas përmbytjeve të rënda që nisën më 1 prill. Në Paros, autoritetet janë angazhuar për të pastruar automjetet e bllokuara nga uji dhe balta, ndërsa në Mykonos, reshjet e dendura sollën përmbytje dhe breshër, duke dëmtuar kullotat e zonës. Për këtë arsye, u vendos ndalim qarkullimi për të gjitha automjetet, përveç atyre të emergjencës. Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e shkollave në disa ishuj, përfshirë Syros, Symi, Kalymnos dhe Kos. Situata mbetet kritike edhe në Kios, Samos dhe Kretë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe mjete transporti. Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, reshjet në Mykonos arritën deri në 71.6 mm, ndërsa në Paros u regjistruan 36.6...