Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditet një bazë prostitucioni në Qerret të Kavajës! Arrestohen 2 kineze dhe procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
Një tjetër rast prostitucioni me protagoniste shtetase të huaja është goditur nga policia, në Qerret të Kavajës. Dy gra me kombësi kineze u arrestuan në flagrancë në një apartament në Qerret të Kavajës, ku dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm përmes shërbimeve seksuale me pagesë. Operacioni policor i koduar “Baza”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Komisariati i Policisë Kavajë, erdhi pas një hetimi dyjavor të ndjekur me metoda proaktive. Gjatë veprimeve hetimore, u dokumentua plotësisht mënyra se si dy shtetaset C. Y., 42 vjeçe, dhe Y. Sh., 41 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në zonën turistike të Qerretit dhe përmes rrjeteve sociale, siguronin klientë shqiptarë duke ofruar shërbime seksuale në këmbim të shumave që varionin nga 80...