Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Goditet baza e prostitucionit në Qerret/ Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 shqiptarë
Dy shtetase kineze, një 42-vjeçe dhe tjetra 41-vjeçe, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale 6 shtetas shqiptarë, klientë që dyshohet se kanë përfituar shërbime seksuale kundrejt pagesës, shkruan A2 CNN. Po ashtu, nga hetimet rezultoi se dy shtetaset e huaja kishin marrë me qira një apartament në Qerret dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, siguruan klientë, duke ofruar shërbime seksuale kundrejt vlerave monetare nga 80 deri në 200 euro. Njoftimi i Policisë: DVP Durrës-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të prostitucionit. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas...