Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trafiku i municioneve nga Shqipëria në Greqi, zbulohen detaje nga dosja hetimore, ja roli i shqiptarit
Të martën policia greke shkatërroi një grup kriminal që trafikonte municion nga Shqipëria në Greqi. Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore dhe nga roli i shqiptarit të arrestuar në këtë operacion. Hetimi zbuloi se greku Georgios Giannoulis, formoi grupin kriminal, në funksionimin e të cilit luajti një rol qendror. Ai mblodhi porosi për municione të cilat ia përcolli shtetasit shqiptar Kostika Braho, 41 vjec, nga Mirasi i Devollit, i cili siguroi furnizimin e sasive të kërkuara nga një furnizues i panjohur brenda territorit shqiptar. Siç zbuloi hetimi, më 26.6.2025, Georgios Giannoulis dhe Nikolaos Lagoudakis, duke drejtuar makinën “Renault” me targa ZNB-2662, si dhe Georgios Kartsonakis, hipën në një anije në linjën Hania – Pire dhe të nesërmen, më 27.6.2025, mbërritën me rrugë tokësore...