Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dembélé: Te PSG jemi si një familje, po e shijoj lirinë taktike të Luis Enrique
Gjatë një interviste për kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi i PSG, Ousmane Dembélé, ka folur për raportin e tij me Luis Enrique: “Kur firmosa për PSG, ai pati menjëherë besim tek unë. Më jep shumë këshilla në fushë dhe më lë gjithashtu shumë liri, shpesh më thotë: Do të të kërkoj të bësh dy ose tri gjëra, por ti ke mundësinë të zgjedhësh vetë. Më pëlqen fakti që luaj në një rol që më lejon të jem i lirë në fushë. Më pëlqen kjo. Mund të shkoj djathtas, majtas…, mund të ndryshoj. Ndjehem mirë në këtë pozicion, ku kam shumë liri. Rol udhëheqës? Normalisht, unë mbetem vetvetja. Kam folur edhe me trajnerin në fillim të sezonit. Më tha të jap shembullin si për të rinjtë,...