Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përfundon rinumërimi në Durrës, shpërthen Kalaja: Skandal, duan të ikin me pushime, më kanë vjedhur 11 vota
Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re përveç lëvizjeve të vogla. Kandidati demokrat Aulon Kalaja, në fund të këtij procesi është shfaqur i pakënaqur dhe ka denoncuar atë që ai e quan skandalin më të ri të KAS dhe KQZ. Sipas Kalasë, KQZ kishte rënë dakord që në qarkun e Durrësit të hapeshin mbi 295 kuti, por ndërkohë që grupet e rinumërimit kanë rivlerësuar vetëm 154 prej tyre për shkak të një vendimmarrje të re. “Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe...