Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“De Bruyne nuk ka ardhur te Napoli për të kaluar pleqërinë. Conte, trajneri më i mirë i Serie A”
I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka komentuar merkaton e Napolit duke filluar, natyrisht, nga blerja e Kevin De Bruyne që ka sjellë entuziazëm në ambientin blu, pas fitimit të titullit kampion: “Blerja më e rëndësishme e Napolit është ai që drejton nga stoli, Antonio Conte. Ta kesh konfirmuar atë është një sukses i jashtëzakonshëm dhe garanci për të ardhmen. Është trajneri më i mirë i Serie A dhe një nga më të mirët në nivel botëror”. Napoli duket se është përpara të gjithëve në garën për titull…Për momentin, po. Ka ende shumë kohë deri në fund të merkatos dhe gjithçka mund të ndodhë, por më duket se Napoli po i bën gjërat me arsye, me metodë dhe largpamësi....