“Katastrofë ekologjike”/ Zjarri në landfillin e Elbasanit deputeti nuk ndal akuzat: Një ngjarje e paralajmëruar…

“Katastrofë ekologjike”/ Zjarri në landfillin e Elbasanit deputeti nuk ndal akuzat: Një ngjarje e paralajmëruar…

Në një intervistë televizive deputeti Himçi u shpreh se kjo është një ngjarje e paralajmëruar dhe e cilësoi si një katastrofë ekologjike. Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Elbasanit, Bledi Himçi deklaroi sot se situata më zjarrin në landfillin e Elbasanit është alarmante. “Kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar, sepse nuk është rasti i parë. Mund të themi që është rasti i 4-t që ndodh djegia dhe sigurisht kur ka rritje të kapaciteteve të mëdha dhe për të ulur këtë nivel ne shkojmë drejt zjarrvënies të qëllimshme. Pavarësisht se pretendimet e pushtetarëve, qoftë okala apo qoftë edhe atyre qëndrorë, pretendojnë që ka qenë incidentale si zjarr. Dua të theksoj se situata është alarmante, jemi në një situatë katastrofe ekologjike për të gjithë qytetin...