Zjarret në ishullin Kretë të Greqisë, evakuohen mijëra banorë dhe turistë

Zjarret në ishullin Kretë të Greqisë, evakuohen mijëra banorë dhe turistë

Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen, thanë zyrtarët të enjten. Moti i nxehtë dhe i thatë në Greqi  që nuk është i pazakontë për këtë periudhë të vitit  e ka rritur rrezikun e përsëritjes së zjarreve verore që goditën vendin në vitet e fundit. Në Kretë, rreth 5.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës, tha të enjten presidenti i Shoqatës Rajonale të Hoteleve për AFP. Yorgos Tzarakis tha se rreth 3.000 turistë dhe 2.000 banorë janë larguar, kryesisht gjatë natës, si “masë paraprake” nga zonat pranë qytetit turistik të Ierapetras në Kretë. Më herët, nënprefekti Yannis Androulakis i tha...