SPAK akuza policisë/ Berisha: Ilir Matrixi shkoi aty për të fshehur dosjet e krimit, pra për të mos i dorëzuar

SPAK akuza policisë/ Berisha: Ilir Matrixi shkoi aty për të fshehur dosjet e krimit, pra për të mos i dorëzuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar në një konferencë për gazetarët çarjen e institucioneve shtetërore dhe manipulimin e provave të krimit. Sipas tij, në 83% të rasteve, dosjet nuk dorëzohen në prokurori, duke dëshmuar një bllokim të qëllimshëm të drejtësisë nga qeveria. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për urdhërimin e këtij mekanizmi, duke ndaluar institucionet të bashkëpunojnë me prokurorinë. Ai sulmoi ashpër drejtuesit e policisë, duke i cilësuar si mbrojtës të krimit dhe përgjegjës për fshehjen e dosjeve. Sipas tij, ministri i Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë janë vënë në shërbim të manipulimeve politike. Berisha ngriti shqetësimin se kriminaliteti është në rritje, ndërsa shteti po bllokon hetimet për interesa të pushtetit. Ai akuzoi edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, duke e quajtur “Ilir...