Prokuroria aksion te “Bankers Petroleum”, 9 të arrestuar! Reagon kompania: Kemi investuar 4.5 mld $ në ekonominë shqiptare

Prokuroria aksion te “Bankers Petroleum”, 9 të arrestuar! Reagon kompania: Kemi investuar 4.5 mld $ në ekonominë shqiptare

14 masa sigurimi u caktuan për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”. Prokuroria e Fierit njofton se pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, u grumbulluan prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar këto vepra penale, ndërsa u ekzekutuan 9 masa sigurimi ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Pesë të tjerë...