Pr.ligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve, të merren masa

Pr.ligji për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja, Braçe: Shqipëria e ekspozuar ndaj rreziqeve, të merren masa

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, foli sot në seancën plenare për projekt ligjin për strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja në institucionet shqiptare dhe jo vetëm. Braçe tha se vendi ynë është i ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve.“Shqipëria si në vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe vend anëtar i NATO-s, nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Përkundrazi pozicioni ynë gjeopolitik, tranzicioni i gjatë institucional dhe mbi të gjitha linjizmi i qëndrimeve të kuvendit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi në vendimet e BE dhe të NATO-s, na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë prezentë dhe të shtohen”, tha socialisti. Për këtë arsye ai theksoi se ndërhyrja ndaj këtyre kërcënimeve duhet të jetë efektive dhe në kohë. Erion Braçe: Ndërhyrjet e...