Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Broja nuk është më në planet e Çelsit, Mihaj refuzon Italinë dhe zgjedh Atlantën në SHBA, Manaj merr kritika në Turqi
Adriatik BALLA Sulmuesi shqiptar Rei Manaj përfshihet në polemika me klubin turk, Sivaspor. Manaj ishte emri më i përmendur gjatë gjithë sezonit në mediat turke, por marrëdhënia e tij me klubin ka pësuar krisje të forta pas rënies nga elita. Sipas mediave turke, Manaj është akuzuar për mungesë profesionalizmi, duke refuzuar të stërvitej në fazën e fundit të sezonit, gjë që ka acaruar drejtuesit e klubit. Në një dalje për mediat, drejtori teknik i ekipit, Osman Zeki Korkmaz, nuk e fshehu pakënaqësinë, duke i dhënë një përgjigje indirekte lojtarit shqiptar dhe njëkohësisht duke tentuar t’i ulë rëndësinë ndikimit të tij. “E kam thënë më parë çfarë mendoj për lojtarë si Rei Manaj dhe nuk kam ndërmend të komentoj përsëri. Sipas meje, lojtari më i mirë...