“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar

Emisioni “Real Story” në ABC News u fokusua këtë të mërkurë te 35-vjetori i ngjarjes historike të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në ambasadat evropiane, një moment që mund të kishte shënuar fillimin e fundit të regjimit komunist në vend. Megjithatë, analiza e kontekstit të asaj periudhe nxjerr në pah veçoritë e një regjimi atipik, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Lindjes, dhe një shoqëri të papërgatitur për ndryshimin e vërtetë. Analisti Roland Lami tha se zgjedhjet e para të vitit 1991 treguan skepticizmin e gjerë ndaj transformimit politik, ndërsa intelektualët dhe komunitetet e persekutuara mbetën faktorë të rëndësishëm në këtë proces kompleks të tranzicionit. “Hapja e ambasadave mund të ishte një thyerje e regjimit dhe e ndarjes me të....