Misteret e 2 Korrikut, Bejko: Ngjarja e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi atë!

Misteret e 2 Korrikut, Bejko: Ngjarja e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi atë!

Sot është 35-vjetori i hapjes së ambasadave për shqiptarët që ishte shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të vitit 1990, më 2 korrik. Në një Shqipëri të varfër e të rrënuar ekonomikisht, njerëzit shkuan drejt dyerve të ambasadave në Tiranë të cilat iu hapën atyre portën drejt lirisë së munguar. Analisti Roland Bejko, i ftuar në Real Story theksoi se ngjarja e ambasadave i shkurtoi jetën regjimit totalitar. Ai theksoi se goditjen e fundit regjimit komunist ia dha klasa punëtore, ndërsa intelektualët ishin më të moderuar. “Ngjarja e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi jetën regjimit. Regjimi u trondit në atë momente. Regjimit i dha oksigjen gushti, takimi që bëri me intelektualët, aty regjimi filloi të merrte një farë normalitetit. Por, pas...