Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta për shëndetin?

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta për shëndetin?

Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugorej anë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rreziqet nga temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe kanë shtuar gatishmërinë. Në disa qytete në Spanjë termometri i ka kaluar 40°C. Ndërkohë Portugalia, Franca dhe Italia kanë vënë në gatishmëri shërbimet mjekësore për shkak të rrezikut nga goditjet prej nxehtit. Nga ishulli italian i Siçilisë dhe nga Greqia njoftohet edhe për zjarre. Edhe Shqipëria po përjeton temperatura mbi normalen për këtë periudhë. Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera. Më në rrezik të moshuarit Nxehtësia ekstreme mund të shkaktojë përkeqësim të sëmundjeve kardiovaskulare ose atyre të frymëmarrjes. Kush qëndron për një kohë...