Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama kritikon kryebashkiakët: eni shkëputur nga fshati. Bëni kthesë!
Kryeministri Edi Rama kritikoi kryebashkiakët, të cilëve u tha se janë shkëputur nga fshati dhe nuk po e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme. “Qysh se është bërë reforma administrative territoriale dhe bashkitë janë zgjeruar me përmasën e hapësirës rurale, në vend se kjo të sillte rritje të vëmendjes dhe një rritje të mundësive për fermerët dhe sipërmarrjen në fshat, ka sjellë një shkëputje në një masë të madhe. Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të urbanizmit, infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së tyre të përditshme në funksion të zhvillimit”, tha Rama, shkruan A2. “Duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim, sepse ende sot nuk kemi ndërmarrje të vetme...