Blushi: Meta s’ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin e atij që pagoi faturat nga LSI

Blushi: Meta s’ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin e atij që pagoi faturat nga LSI

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një dokument që sipas tij vërteton se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me lobimet e LSI-së dikur. Përmes një deklarate për mediat teksa publikoi dokumentin, Blushi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Blushi shtoi se këto manipulime që ai prentendon se janë bërë për çështjen e Metës, njësoj si në rastin e “McKeon Group”, do të sqarohen. Kjo sipas tij është arsyeja që SPAK shtyn pafund hetimet. Deklarata e Blushit: Në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura...