Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndryshon ligji për energjinë/ Vijon mbështetja për kategoritë në nevojë
Rishikohet projektligji për energjinë elektrike.Ministria e energjisë dhe infrastrukturës ka hedhur për konsultim draftin me të cilin synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të BE-së, shtimin e burimeve të rinovueshme, inovacionin teknologjik dhe ruajtjen e çmimeve të përballueshme për klientët në nevojë. Kriteret për të përfituar nga statusi i klientit në nevojë janë zgjeruar për të përfshirë tre elementë të rinj: numrin e familjeve në varfëri energjetike; moshën e klientit; dhe çdo kriter tjetër të miratuar nga Këshilli i Ministrave.Në projektligj parashikohet ndër të tjera që klientët në nevojë të përfitojnë furnizim me energji me çmime të rregulluara, bazuar në parime si transparenca, proporcionaliteti dhe verifikueshmëria. Kjo bën të mundur mbrojtjen e tyre sociale dhe ekonomike nga luhatjet e tregut. Fokus do të jetë...