Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Akuzohet për lidhjet me grupin e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën për liri të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu
                            Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet e grupit të Suel Çelës. Ish-gjyqtarja kishte bërë ankimimin e radhës të masës së sigurisë “arrest me burg”, e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së, por sot Apeli vendosi ta linte në fuqi vendimin. Me trupë gjykuese monokratike të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, u shpall vendimi mbi çështjen penale nr. 160, e regjistruar më 23 qershor, mbi ankimin e Fetahut, me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ish-gjyqtarja pretendonte ‘deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit)...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                   